AKTUALITET /

I arrestuar për trafik droge, SPAK i sekuestron apartamentin ish-anëtarit të LVV

SPAK sekuestron një apartament në Qerret të Kavajës në pronësi të ish-anëtarit të Vetëvendosjes, Shemsi Bahtiri, i arrestuar për trafik droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa hetimet përfshijnë edhe të paktën dy të dyshuar të tjerë.

Shkruar nga Versus
I arrestuar për trafik droge, SPAK i sekuestron apartamentin
Shemsi Bahtiri

Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro një apartament në Qerret të Kavajës, i cili rezulton në pronësi të shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvendosje. Bahtiri u arrestua nën dyshimet për trafik droge, pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, i cili iu sigurua autoriteteve nga Franca.

Sekuestrimi u krye pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për ndihmën e SPAK, për të kontrolluar pasuritë e paluajtshme të personave të dyshuar pjesë e grupit kriminal. Dyshohet se paratë e fituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në tokë, shtëpi, banesa dhe vetura.

Në kuadër të verifikimeve, rezultoi se Bahtiri është pronar i subjekti “DAIMAN” shpk, i regjistruar më 11 mars 2025 me objekt veprimtarie “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, si dhe zotëronte apartamentin në Qerret që tani është nën sekuestro.

Bahtiri akuzohet për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, blerja, posedimi dhe shpërndarja e narkotikëve, si dhe pastrim parash. Hetimet përfshijnë gjithashtu të paktën dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal./Versus.al

Poll