AKTUALITET /

Çfarë ndodhi tek Ali Demi? Trotuari pranë kantierit të ERKLO shembet pas reshjeve të dendura

Reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar shembjen e një trotuari pranë një kantieri ndërtimi të kompanisë ERKLO në Tiranë, duke rrezikuar kalimtarët. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zona është rrethuar dhe po monitorohet nga autoritetet.

Shkruar nga Versus

Çfarë ndodhi tek Ali Demi? Trotuari pranë kantierit të

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar incidente edhe në kryeqytet. Një trotuar pranë një kantieri ndërtimi në Tiranë është shembur dhe ka rrëshqitur brenda perimetrit të objektit në ndërtim, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe punonjësit e kantierit.

Çfarë ndodhi tek Ali Demi? Trotuari pranë kantierit të

Shembja ka ndodhur pranë një ndërtimi që po realizohet nga kompania ERKLO shpk, ndërsa si pasojë e rrëshqitjes së dheut janë mbuluar edhe disa skela të vendosura për punimet e godinës.

Çfarë ndodhi tek Ali Demi? Trotuari pranë kantierit të

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Zona është rrethuar menjëherë me shirit sigurie, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

Çfarë ndodhi tek Ali Demi? Trotuari pranë kantierit të

Për shkak të rrezikut, qarkullimi i këmbësorëve në këtë segment rruge është kufizuar.

Kompania ERKLO shpk operon prej vitit 2000 dhe është e specializuar në zbatime ndërtimore, përfshirë konstruksione metalike, gërmime dheu, shërbime vinçi dhe porta industriale./ Versus.al

Poll