AKTUALITET /

FOTO/ Atentati ndaj rivalit të Aldo Bares, autorët dalin me kallash në mes të Lushnjës! Ja si shpëtoi 'Juli i Pashakos'

Shkruar nga Versus

FOTO/ Atentati ndaj rivalit të Aldo Bares, autorët dalin me kallash

Tre persona kanë marrë pjesë në atentatin e djeshëm me kallashnikov në mes të Lushnjës ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”.

Vihet re se dy prej atentatorëve kanë dalë nga mjeti për të qëlluar, ndërsa i treti ka qenë në rolin e shoferit. Pamjet janë pak a shumë të ngjashme me atentatin në Rinas ku mbetën të vrarë Gilmando Dani e Muçi Shaljani. Atentatorët të maskuar kanë dalë nga mjeti që e kishin parkuar në kthesën e rrugës "Misto Mame" dhe kanë dalë me kallashnikovë në duar. Por në autë moment, Sulo është larguar me shpejtësi me mjetin e tij tip "BMW". Pasi e qëllojnë fillimisht, atentatorët e ndjekin sërish Sulon, por nuk arrijnë ta kryejnë misionin e tyre dhe largohen.

FOTO/ Atentati ndaj rivalit të Aldo Bares, autorët dalin me kallash
Dy prej atentatorëve me kallash në duar

Mjeti i përdorur tip “Nissan” u gjet i djegur në një fshat të Lushnjës. Ndërsa vetë 45 vjeçari fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunare dhe më pas u paraqit në spital për të mjekuar këmbën. Në polici ka deklaruar se nuk kishte ide se kush mund të ketë tentuar ta vrasë duke pretenduar se nuk ka konflikte me askënd pavarësisht se njihet si rivali i Aldo Bares. Për ngjarjen janë shoqëruar 18 persona, mes të cilëve edhe familjarë të shënjestrës. Versus.al

Poll