AKTUALITET /

Atentati me kallashnikov në Lushnjë, plagoset “Juli i Pashakos”, rival i Aldo Bares

45 vjeçari Julian Sulo, ka mbetur i plagosur në këmbë.

Shkruar nga Versus
Atentati me kallashnikov në Lushnjë, plagoset “Juli i
I plagosuri, Julian Sulo

Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm me armë zjarri në lagjen “Misto Mame” të Lushnjës.

Sulo ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me kallashnikov kundrejt tij. Emri i tij është i njohur pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë. Juli i Pashakos cilësohet edhe si rival i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës. Sulo njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe precedentë të theksuar kriminalë.

Sulo është arrestuar edhe më parë si një prej të dyshuarve të përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por u la i lirë pasi nuk u gjet asnjë provë kundër tij. Po ashtu ishte një ndër të dyshuarit për masakrën e Lushnjës në 2017-ën ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, miq të npit të Aldo Bares, por gjithashtu u lirua pasi nuk u gjet provë që të dëshmonte përfshirjen e tij.Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë 4 ditë më parë.

Kjo është hera e dytë që Sulos i bëhet atentat pasi më herët është dhunuar ashpër me leva e mjete të forta duke i lënë dëmtime të shumta, por autorët e kësaj ngjarje nuk u zbuluan asnjëherë. Në 2019-ën iu sekuestruan 70 mijë euro dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro pasi dyshohet se i kishte siguruar falë aktiviteteve kriminale. Versus.al

Poll