Një person i moshuar është gjetur i pajetë në bregun e liqenit të Pogradecit.
Sipas burimeve lokale, trupi i viktimës u zbulua nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet për ngjarjen.
Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar viktimën.
Dyshohet se i moshuari ishte denoncuar nga familjarët si i zhdukur nga banesa, ndaj po verifikohet identiteti i tij.







