Në Gjykatën e Hagës sot mbahet seanca me deklaratat përmbyllëse mbi procesin e hetimit ndaj 4 ish-liderve të UÇK, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.
Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 45 vite burg për 4 të akuzuarit për krime lufte. Sipas prokurorisë, ish-liderët e UÇK akuzohen me krime që kanë kryer me qëllim marrjen nën kontroll të pushtetit në Kosovë. Në aktakuzë flitet për 100 të vrarë dhe qindra të abuzuar nga UÇK.
“Për shembull kur u bë publike UÇK në nëntor të ’97-ës., Rexhep Selimi tregoi çfarë kishin bërë, për veprimtarinë kundër okupatorëve dhe kundër bashkëpunëtorëve shqipfolës. Po ashtu theksoi se ata që kishin qëndrime pacifiste, denigronin luftën e shenjtë”- u shpreh prokurori i çështjes Kimberly West.
Lajmi në përditësim…

