
Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës do të jetë e mbyllur për disa orë ditën e hënë, 27 korrik, për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke.
Sipas njoftimit zyrtar, kufiri do të bllokohet nga ora 05:00 deri në 10:00, ndërsa gjatë kësaj kohe do të pezullohet plotësisht qarkullimi i automjeteve.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se nuk do të lejohet kalimi në asnjë drejtim, si për automjetet që hyjnë në Greqi, ashtu edhe për ato që dalin prej saj.
Dogana Shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin lëvizjen përmes pikës kufitare të Kapshticës gjatë intervalit kohor të grevës.
Pas orës 10:00, me përfundimin e grevës, pritet të rifillojë normalisht lëvizja në këtë pikë kufitare./Versus.al

