AKTUALITET /

VIDEO/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi gruan e tij, 35-vjeçari në Roskovec refuzon të dorëzohet, mbyllet në automjet. RENEA me snajperë rrethon zonën

Pas disa orësh negociatash me efektivët, Buzi është futur brenda automjetit të tij dhe po vijon rezistencën

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi gruan e tij, 35-vjeçari në

Vijon operacioni policor në Roskovec, ku Refit Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, nuk pranon të dorëzohet para forcave të policisë.

Pas disa orësh negociatash me efektivët, Buzi është futur brenda automjetit të tij dhe po vijon rezistencën. Forcat e rendit po përpiqen ta bindin të dalë pa përdorur forcën.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat speciale RENEA, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë pozicione sigurie. Efektivë të pajisur me snajperë ndodhen në terren, ndërsa perimetri është izoluar për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë nisi në orët e para të mëngjesit, kur Refit Buzi dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-partneres së tij dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjarëve të saj.

Nga të shtënat humbi jetën ish-vjehrri i tij, ndërsa nëna e 24-vjeçares mbeti e plagosur. Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka mbajtur peng për disa orë edhe ish-partneren e tij.

Policia vijon negociatat me autorin e dyshuar, ndërsa operacioni për neutralizimin dhe arrestimin e tij është ende në zhvillim./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll