
Nënë Filja dhe djali i saj autik u bënë padashur protagonistët e protestës së një dite më parë para Kuvendit, kur u gjetën në mes të “shiut” me gaz lotsjellës dhe spry që lëshoi policia në drejtim të protestuesve.
Video e saj dhe djalit që lotonin prej gazit dhe të trembur nga kaosi në rrugë shumë shpejt u bë virale, teksa u mësua më pas gjendja e rëndë në të cilën jetonin të dy nënë e bir.
Menjëherë në ndihmë të tyre u hap “Gofundme” ku u mblodhën në pak orë 131 mijë dollarë.
Këto para pritet t’i shkojnë në ndihmë kësaj familjeve e cila jeton në kushte shumë të vështira, për të siguruar një banesë më të sigurt dhe terapi për djalin./Versus.al
View this post on Instagram

