AKTUALITET /

Atentati ndaj "Julit të Pashakos", shoqërohen në polici 30 anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

Pas marrjes në pyetje, policia liroi personat e shoqëruar të cilët mohuan të kenë lidhje apo dijeni mbi ngjarjen.

Shkruar nga Versus
Atentati ndaj "Julit të Pashakos", shoqërohen në polici
Julian Sulo, Aldo Bare

Fier- Policia ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin e ndodhur në Lushnjë ndaj Julian Sulos duke e lënë këtë të fundit të plagosur lehtë në këmbë.

Pjesa më e madhe e të shoqëruarve dyshohet të jenë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë të cilët vitet e fundit kanë patur konflikte të shumta me 45 vjeçarin që njihet si “Juli i Pashakos” pavarësisht se ky i fundit ka mohuar në polici që të ketë patur konflikte me ndokënd.

Mësohet se pas marrjes në pyetje, janë liruar nga komisariati ndërsa hetimet vijojnë për të gjetur ndonjë gjurmë të autorëve të cilët u larguan me automjetin tip “Nissan” i cili u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Mjeti ishte vjedhur në Greqi në vitin 2022.

Policia ende nuk ka një pistë të qartë sesi autorët kanë arritur të largohen pasi dogjën mjetin në fshatin Lifaj. Dyshimet janë se mund të kenë përdorur një tjetër automjet për të humbur gjurmët nëpër fshatrat që të çojnë drejt Kuçovës dhe Beratit. Për shkak se nuk ka biznese e ndërtesa me kamera në këto zona, lëvizjet e autorëve janë të vështira për t’u zbardhur. Versus.al

Poll