Një prift 63-vjeçar në Korçë ka rënë nga lartësia teksa ishte rregulluar çatinë e banesës së tij. Bëhet fjalë për Kristaq Vison, i cili është dërguar në spital. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.”- thuhet në njoftimin e policisë.







