
Një lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë pranë Tiranës.
Sipas EMSC, lëkundja ishte me magnitudë 4.0 Rihter, 12 km në lindje të Burrelit.
Më saktë, lëkundjet e kanë pasur epiqendrën në fshatin Vinjoll të Dibrës në kufi me Matin.
Paraprakisht nuk raportohen dëme.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete të tjera.
