AKTUALITET /

Kuçovë, 45-vjeçari po shoqërohej në komisariat, i rrëmben armën e shërbimit policit dhe e plagos (EMRI)

Gjatë shoqërimit në automjet, dyshohet se nën efektin e lëndëve narkotike, Zamir Skënderi ka arritur të marrë armën e shërbimit të efektivit të policisë dhe ka qëlluar ndaj tij, duke e plagosur.

Shkruar nga Versus

Kuçovë, 45-vjeçari po shoqërohej në komisariat, i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Kutalli, ku një person i shoqëruar nga policia ka arritur t’i marrë armën një efektivi dhe ta plagosë atë.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është identifikuar si Zamir Skënderi, i njohur më parë për precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Ai ishte ndaluar në Fier dhe po transportohej drejt Komisariatit të Kuçovës nga efektivët e policisë.

Gjatë shoqërimit në automjet, dyshohet se nën efektin e lëndëve narkotike, Skënderi ka arritur të marrë armën e shërbimit të efektivit A. Toska dhe ka qëlluar ndaj tij, duke e plagosur.

Pas ngjarjes, autori ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga efektivët e tjerë të policisë që ndodheshin në shoqërim.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

 

 

 

 

Poll