Janë publikuar fotot e dy personave të arrestuar pas terrorit që përhapën dje në Orosh të Pukës ku u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të arritur në vetëdorëzimin e Erzen Ukës dhe Julain Cumrrakut.
Erzen Uka ka qenë më parë pjesëtar i forcave speciale shqiptare në Irak, ndërsa më pas u arrestua disa herë për nxitje të urrejtjes fetare tek fëmijët të cilët dyshohet se i rekrutonte për t’i bërë pjesë të ISIS.
Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e braktisur ku ishin ngujuar Uka dhe Cumrraku u gjetën 17 granata, 4 kallashnikovë, pistoletë dhe mes municionit luftarak edhe një flamur i organizatës terroriste ISIS. Të dy prej kohësh kishin qenë nën mbikëqyrjen e anti-terrorit. Ndërsa dje u zbuluan gjatë një kontrolli rutinë të policisë së Pukës për kanabis. Ata nuk pranuan të hapnin derën e banesës së braktisur dhe kërcënuan policët se do t’i vrisnin nëse tentonin të hynin brenda, çka bëri që të njoftoheshin forcat RENEA. Versus.al

