
Pas disa ngjarjeve kriminale që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, policia e shtetit ka njoftuar ndryshime në drejtimin e komisariateve të vendit. Kujtojmë se ndryshimet vijnë 10 muaj pas emërimit të shefave të komisariateve.
Konkretisht:
Kryekomisar Mariglen Duçi, deri më tani shef i Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe në DVP Shkodër, është emëruar Shef Komisariati në Policinë e Dibrës.
Kryekomisare Nertila Meta, që ushtronte detyrën si specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum, në DPPSH, është emëruar Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit, në DVP Elbasan.
Kryekomisar Elton Halili, më parë Shef Komisariati në Policinë e Librazhdit, është transferuar si Shef Komisariati në Bulqizë, në DVP Dibër.
Kryekomisar Edvin Peci, që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit në Bulqizë, do të drejtojë tashmë Komisariatin e Policisë nr. 6 në Tiranë.
Kryekomisar Erdit Rrëçeku, më parë Shef i Komisariatit nr. 6 në Tiranë, është emëruar Shef i Sektorit për Krimet në Volum në DVP Elbasan.
Komisar Klaudio Zhupa, që shërbente si Shef i Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, është emëruar Shef Komisariati në Malësinë e Madhe, në DVP Shkodër.
Kryekomisar Altin Lila, më parë Shef Komisariati në Policinë e Dibrës, është emëruar Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DPPSH. Versus.al
