
Greqi- Policia ka shpallur në kërkim 64 vjeçarin shqiptar Mark Preci nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një vajze 25 vjeçare me aftësi ndryshe brenda shtëpisë së saj në Kypseli.
I gjithë incidenti i ndodhur mëngjesin e së dielës është filmuar. 64 vjeçari kishte hyrë në shtëpinë ku jetojnë dy binjaket me aftësi të kufizuara, ndërsa e ëma nuk ishte aty.
Ka qenë vetë nëna që ka deklaruar se shqiptari kishte ngacmuar seksualisht njërën prej vajzave ndërsa tjetrën e kishte goditur me grushte. Ka mjaftuar largimi i saj për 10 minuta për të marrë ilaçet në farmaci për t’u gjendur përballë agresorit i cili e goditi edhe atë me grushte.
Nëna e dy vajzave mori thikën dhe e ndoqi nga mbrapa 64 vjeçarin i cili arriti t’ja mbathte. Versus.al

