AKTUALITET /

Operacioni ndërkombëtar "Ura", Gjykata merr vendimin pas seancës maratonë. Kush mbetet në qeli

Vendimi vjen pas një seance të gjatë që vijoi për më shumë se katër orë, ku palët mbrojtëse ngritën shqetësime për mungesë provash të tjera përveç komunikimeve të dyshuara në aplikacionin e kriptuar Sky ECC, të përdorur sipas autoriteteve nga grupi kriminal.

Shkruar nga Versus

 

Operacioni ndërkombëtar "Ura", Gjykata merr vendimin pas

Gjykata e Posaçme ka shpallur pasditen e sotme vendimin për verifikimin e masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar në kuadër të operacionit të përbashkët Shqipëri-Itali, “Ura”.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtarja Rudina Palloj vendosi:

Të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për 13 nga të dyshuarit, të akuzuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Të ndryshojë masën e sigurisë për avokatin Armand Tragaj, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Tragaj ishte vetëparaqitur në seancë me kërkesën për një masë më të butë, duke paraqitur si arsye gjendjen e rënduar familjare dhe psikologjike, si dhe mungesën e rrezikut për t’u larguar apo për të penguar hetimet.

Vendimi vjen pas një seance të gjatë që vijoi për më shumë se katër orë, ku palët mbrojtëse ngritën shqetësime për mungesë provash të tjera përveç komunikimeve të dyshuara në aplikacionin e kriptuar Sky ECC, të përdorur sipas autoriteteve nga grupi kriminal.

Operacioni “Ura” është zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK, Antimafias Italiane dhe Eurojust, dhe ka çuar në urdhërarreste për 52 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë dhe ish-efektivë të policisë, të përfshirë në një skemë ndërkombëtare kriminale që përfshinte Shqipërinë dhe Italinë. /Versus.al

Poll