Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës i riu 30 vjeçar, Esat Xherri i cili u aksidentua dy ditë më parë në fshatin Zdrajsh të bashkisë Librazhd.
Ngjarja ndodhi mesditën e së diel më 7 shtator dhe sipas të dhënave fillestare automjeti kishte humbur kontrollin kur doli nga rruga dhe u përmbys për rreth 100 metra në një zonë me terren të vështirë.
Sipas pasojë e aksidentit 30 vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranës ku dhe ndërroi jetë. /Versus.al







