AKTUALITET /

Me skafandër dhe “scorpions”, momenti kur Ragip Gila del nga lokali ku kreu masakrën në Shkodër

Në polici, autori i ngjarjes së rëndë ka deklaruar se objektivi i tij i vetëm ishte Erogen Brajoviç alias Vaso me të cilin kishte patur konflikte personale.

Shkruar nga Versus
Me skafandër dhe “scorpions”, momenti kur Ragip Gila del nga
Ragip Gila

Ky është momenti kur Ragip Gila, 29 vjeçari që vrau dje dy persona dhe plagosi dy të tjerë, del nga lokali me skafandër motori në kokë dhe tenton të largohet duke kërcënuar një prej shoferëve që po kalonte në rrugë. Vetëm pak metra më tej pësoi aksident dhe u largua në këmbë drejt bregut të lumit Kir ku edhe u arrestua. Ai mbante me vete 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një "scorpions" me të cilën ka qëlluar në breshëri. 

Të vrarë si pasojë e të shtënave mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja. Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Vaso dhe kamarierja e lokalit Meri Kaceri. Të dy këta të fundit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori nga Fushë Kuqja ka deklaruar në polici se dëshironte të vriste vetëm Erogen Brajoviçin pasi me atë kishte patur probleme dhe konflikte të vazhdueshme. Nga ana tjetër, Brajoviç ka mohuar aludimet në media ku pretendohet se ai është anëtar i grupit Bajri për shkaka se vëllai i tij Denis Brajoviç ndodhet i arrestuar për vrasjen e Gjin Ndojit në 2020-ën që dyshohet se u urdhërua nga Bajrat e Shkodrës me porosi të biznesmenit Ervis Martinaj.

“Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuaa në Shkodër. Jam sipërmarrës në disa biznese, një pjesë trashëguar nga babai im gjithashtu ai sipërmarrës deri në fund të jetës, ish-futbollist i Shkodrës dhe kombëtares shqiptare”, thotë Brajoviç i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Policia ka kryer kontrolle në disa banesa të fisit Lici në Shkodër nën dyshimin se mund të kenë patur lidhje me ngjarjen, por nuk pati persona të shoqëruar. Versus.al

Poll