AKTUALITET /

Prefektja e Vlorës e prerë pas protestave: Qyteti të furnizohet me ujë brenda 24 orëve, ndryshe do mbajnë përgjegjësi të gjithë!

"ULTIMATUM nga prefektja Allushi: Brenda 24 orësh UJË në Vlorë ose përgjegjësi për të gjithë! Shtabi i emergjencës mbledhur, grupe monitorimi në terren - kriza pa ujë vazhdon!"

Shkruar nga Versus
Prefektja e Vlorës e prerë pas protestave: Qyteti të furnizohet
Pamje nga mbledhja në prefekturën e Vlorës

Prefektja e Qarkut të Vlorës, Evis Allushi, ka mbledhur sot shtabin e emergjencës për të analizuar krizën e ujit që ka mbajtur qytetin pa furnizim të pijshëm prej katër ditësh. Ajo ka lëshuar ultimatumin e qartë:

“Brenda 24 orëve të gjendet zgjidhja dhe qyteti të furnizohet me ujë, ose në të kundërtën do të mbajnë të gjithë përgjegjësi”.

Allushi theksoi se kriza nuk është vetëm detyrë e ujësjellësit apo bashkisë:

“Duhet të angazhohemi të gjithë si institucione. Qyteti është i të gjithëve dhe pa ujë jemi edhe ne si të gjithë qytetarët”. Prefektura ka ngritur grupe pune që do të monitorojnë shpërndarjen e ujit me botë sipas grafikut të UKV-së.

Kjo vjen pas protestave të ashpra të banorëve që kanë bllokuar rrugët dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakes Brunilda Mersini, ndërsa Rama premtoi pajisje të reja nga Stambolli./Versus.al

 

Poll