
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më 9 korrik ku u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, Denis Dobra 23 vjeç.
Petrit Çakrri njëri prej dy të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen e të riut, rezulton të ketë qenë dëshmitar në procesin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kryetarit të PD-së.
Çakrri raportohet të ketë qenë personi që mori me qira automjetet tip “Hunday” e ‘Range Rover’ me anë të të cilave më pas në bashkëpunim me Fatjon Bushgjokën dhe vëllezërit e tij Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka rrëmbyen të riun Renis Dobra.
Dyshohet se viktima kishte punuar me vëllezërit Bushgjokaj me drogë në Gjermani dhe se vrasja ka ardhur si pasojë e konflikteve në fushën e narkotikëve.
Zbardhja e ngjarjes u bë me anë të GPS që kishin makinat e marra me qira si dhe me anë të disa pamjeve filmike të sekuestruara nga policia. Versus.al







