
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në hyrje të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku dy shtetase kanë goditur fizikisht një oficere policie gjatë ushtrimit të detyrës.
Efektivja po shoqëronte të rejat drejt ambienteve të brendshme të komisariatit, kur ato ushtruan dhunë ndaj saj.
Policia njofton se janë arrestuar M.A., 38 vjeçe, dhe R.A., 29 vjeçe, të cilat dyshohen për sulmin ndaj oficeres.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vazhdojë me veprimet ligjore të mëtejshme./Versus.al

