
Policia ka zbuluar detaje në lidhje me të shtënat mesditën e sotme në qytetin e Kukësit.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy kushërinj dyshohet se së bashku me 3 shtetas të tjerë kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin me inicialet S.I.
Ky i fundit është dëmtuar si pasojë e goditjeve dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Kukës / Informacion paraprak
Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./Versus.al

