
Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet protesta e 11-të Kombëtare e qytetarëve të cilët bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pritet që protesta e sotme të ketë një pjesëmarrje edhe më masive për shkak të simbolikës që ka 10 qershori i vitit 1878. Në këtë datë në Prizren, prijësit shqiptarë u mblodhën dhe u zotuan në mbrojtje të tokave shqiptare që fuqitë e mëdha donin t’ua jepnin shteteve të tjera pas luftës ruso-turke.
Disa prej organizatorëve të protestës kanë bërë thirrje që sot të jenë të pranishëm qytetarë nga të gjitha rrethet dhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Protesta e cili nisi për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit, tanimë është kthyer në protest masive ku kërkohet dorëheqja e Ramës. Versus.al

