Janë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të tre personave të dyshuar si autorë të vrasjes së shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar.
Mediat spanjolle zbuluan detaje të rënda lidhur me krimin barbar të kryer pasi trupi i Dakajt ishte futur në një thes me blloqe çimentoje dhe ishte hedhur në një rezervuar. Ndërkohë familjes së të riut i kishte mbërritur një mesazh ku thuhej: Djali juaj është vrarë, mos e kërkoni.
Dakaj ishte zhdukur më 12 maj të vitit 2025, ndërsa trupi i tij u gjet më 14 tetor të vitit të kaluar teksa kishte nisur të dekompozohej. Autorët e ngjarjes makabër janë 2 shqiptarët, 36 dhe 45 vjeç si dhe një 59 vjeçare spanjolle e cila i kishte ndihmuar ta fusnin në kurth për të larë hesapet e drogës.
Klikoni këtë LINK për të parë videon.
Për ta futur në kurth ata e joshën 31 vjeçarin e ndjerë me marrëveshje biznesi për transaksion dhe drogë. Spanjollja shërbeu si ndërmjetëse për takimin mes tyre dhe pas mbërritjes së Dakajt në Malaga, e ekzekutuan dhe hodhën në ujë për të fshehur gjurmët. Versus.al


