
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Farmacia 10”, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Ilirjan Dosti.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/Versus.al

