
Një tjetër incident është raportuar në Theth, në kuadër të prishjes së ndërtimeve pa leje.
Disa persona kanë qëlluar me bomba molotov fadromat e IKMT-së, si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.
Dëmet janë të mëdha, ndërsa policia ka nisur ndjekjen e autorëve.
Kjo ka qenë aryseja e debatit të fortë mes drejtuesve të operacionit të prishjes së ndërtimeve dhe banorëve.
Më parë disa ndërtime pa leje janë shkatërruar në Theth ndërsa një ndërtim me leje në pronësi të agjentit të BKH-së është djegur./Versus.al







