AKTUALITET /

Tragjedi në vendin e punës në Itali: Humb jetën nga presa punëtori shqiptar

59 vjeçari, humb jetën në një aksident të tmerrshëm në Padova, ndërsa kolegët panë gjithçka pa mundur ta ndihmojnë

Shkruar nga Versus

Tragjedi në vendin e punës në Itali: Humb jetën nga presa

Një aksident fatal ka tronditur provincën e Padovës, ku një punëtor shqiptar, Zevxhet Halili, 59 vjeç, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrave të përditshme. Zevxheti, i cili jetonte në komunën e Sant’Elenës, punonte për kompaninë e shërbimeve mjedisore “Sesa” në Este.

Tragjedia ndodhi më 9 janar, rreth orës 16:30, në Via Comuna të Ospedaletto Euganeo. Sipas raportimeve paraprake, gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ai u shtyp nga një makineri presëse, duke u bërë viktimë e një aksidenti të papritur.

Skena para syve të kolegëve ishte e tmerrshme. Menjëherë ata ngritën alarmin, dhe ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por përpjekjet për të shpëtuar jetën e Xhevdetit rezultuan të pasuksesshme  ai ndërroi jetë në vend.

Ky është aksidenti i dytë fatal që nga fillimi i vitit në provincën e Padovës. Më 5 janar, 65-vjeçari Fabrizio Braghetto kishte humbur gjithashtu jetën në Borgoricco.

Autoritetet lokale kanë izoluar zonën, ndërsa trupi i Zevxheti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë të mëtejshme. Karabinierët dhe teknikët e Spisal po hetojnë shkaqet e aksidentit për të përcaktuar nëse ai ishte shkaktuar nga një defekt i makinerisë, nga një sëmundje e papritur apo një moment i pakujdesisë.

Ngjarja ka lënë një hije të rëndë mbi komunitetin shqiptar dhe kolegët e tij, duke rikujtuar rrezikun e vazhdueshëm që punëtorët përballen në vendet e punës.

Poll