AKTUALITET /

Tr*toli në restorantin "Perla e Detit", dy kunetërit pronarë: S'kemi konflikte me askënd

Shkruar nga Versus
Tr*toli në restorantin "Perla e Detit", dy kunetërit
Pamje nga vendngjarja, restoranti "Perla e Detit"

Në restorantin “Perla e Detit” në qendër të Kamzës, shpërthimi me tritol rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar dëme materiale në pjesën e fasadës.

Biznesi është në pronësi të Klodian Muratit dhe Benard Elezit të cilët janë kunetër me njëri-tjetrin. Në polici ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikt me askënd dhe ndaj nuk e kanë idenë përse u ka ndodhur një ngjarje e tillë.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori i maskuar afrohet pranë restorantit, vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me vrap. Subjekti ndodhet vetëm 500 metra larg komisariatit të Kamzës. Kati i parë i fasadës së godinës është me xhama të thyer dhe me strukturë metalike të deformuar nga shpërthimi. Versus.al

Poll