AKTUALITET /

Samir Mane në Panairin e Librit, çfarë bleu këtë vit sipërmarrësi shqiptar i listës Forbes?

Shkruar nga Versus

Samir Mane në Panairin e Librit, çfarë bleu këtë vit

Edhe këtë vit, vizita e Samir Manes në Panairin e Librit në Tiranë nuk kaloi pa u vënë re. Fotografi jonë ka fiksuar momentet kur ai shfleton librat mes stendave, një ritual i përvitshëm për sipërmarrësin që, pavarësisht axhendës së ngarkuar, gjen gjithmonë kohë për të zgjedhur titujt e rinj.

Në mënyrë ekskluzive, mësohet se cilët libra ka blerë këtë vit Samir Mane, një listë që çdo vit ngjall kureshtje te publiku. Titujt e blerë:

* “Ndëshkimi i dytë i Evës”– Artan Fuga

* “Shakaja”– Milan Kundera

* “Të vërtetat që besoj”–Agron Aranitasi

* “Të poshtëruar: Të mbijetosh në botën e ekstremeve” – Lea Ypi

* “Një ditë tjetër”– Mira Kazhani

* “11 Presidentët”– Roland Qafoku

* “Historia e filozofisë perëndimore”– Bertrand Russell

Samir Mane në Panairin e Librit, çfarë bleu këtë vit Samir Mane në Panairin e Librit, çfarë bleu këtë vit  

Vizita e Manes, sipërmarrësi i vetëm shqiptar në listën e Forbes, në Panair është kthyer tashmë në një interes të përvitshëm për faktin se zgjedhjet e tij të leximit shtojnë çdo vit një tjetër kuriozitet: çfarë ka tërhequr vëmendjen e tij këtë herë? Versus.al

Poll