Një aksident me pasoja tragjike ndodhi mesditën e së martës në Tirana, ku një autobot i UKT përplasi një grua 72-vjeçare, e cila lëvizte me motoçikletë elektrike në Bulevardi Gjergj Fishta, në zonën e ish-ekspozitës.
Si pasojë e përplasjes, Athina Bushi humbi jetën në vend. Drejtuesi i autobotit, një 52-vjeçar, u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme hetimore.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gruaja është penguar gjatë lëvizjes me motomjetin elektrik dhe ka rënë në rrugë, ku më pas autoboti e ka përplasur me rrotat e pasme.
Drejtuesi i mjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit dhe ka pohuar se nuk e pa të moshuarën në momentin e rënies.
Në reagimin e saj, UKT shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe deklaron se po ndjek me seriozitet zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkaqeve dhe përgjegjësive lidhur me këtë ngjarje tragjike./Versus.al
Momenti i trishtë kur bashkëshorti i viktimës sheh trupin e pajetë të gruas së tij:
View this post on Instagram


