AKTUALITET /

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit! Proda emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Këto lëvizje vijnë si pjesë e një riorganizimi të brendshëm të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllim forcimin e punës në terren dhe rritjen e efektivitetit në drejtimin lokal të rendit dhe sigurisë.

Shkruar nga Versus
Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit! Proda emëron gruan e
Edjona Dano

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese të disa komisariateve në jug të vendit.

Emërimet e reja janë bërë publike këtë të premte, mes tyre edhe një emërim i rëndësishëm gruaje në një pozicion drejtues.

Komisaria Edjona Dano është emëruar shefe e Komisariatit të Policisë Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e pakta që marrin drejtimin e një komisariati policie në vend.

Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe mes 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefe Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.

Ndërkohë, Kleant Serdari, i cili deri më tani mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Kuçovë, është transferuar për të drejtuar Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Po ashtu, Bledar Metaj, që më parë drejtonte Komisariatin e Policisë Mallakastër, është emëruar tashmë në një pozicion të ri si shef i Sektorit të Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Ndryshime të tjera të firmosura:

Florian Dano komisariati Policisë Kufitare Dibër

Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë

Ferit Merkaj shef Komisariatin e policisë Himarë

Kliton Zharri shef Komisariatin e policisë Cërrik

Ajet Bega Shef Komisariatin e policisë Kurbim

Leonard Ndreka Shef Komisariatin e policisë Gramsh

Krenar Guçe, Zvdrejtor për krimet në DVP Elbasan

Gentian Dedej Shef Komisariatin e policisë Pogradec

Këto lëvizje vijnë si pjesë e një riorganizimi të brendshëm të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllim forcimin e punës në terren dhe rritjen e efektivitetit në drejtimin lokal të rendit dhe sigurisë./Versus.al

Poll