Policia e Tiranës ka publikuar së fundmi pamje nga goditja e grupit kriminal që merrej me trafikun e armëve të zjarrit në kryeqytet.
Pamjet tregojnë momentin kur një prej të arrestuarve, bën shkëmbimin me policin civil i cili kishte shkuar për të blerë armën.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan katër persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë. Versus.al


