Tiranë- Gjykata ka lënë nën arrest me burg Filip Shehun, 41 vjeçarin i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit disa ditë më parë.
Në dëshminë e bërë në gjykatë, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënin të tjerët.
“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari.
Sipas tij, viktima gjithashtu mbante thikë dhe e përbuzte vazhdimisht derisa ditën e ngjarjes situata degradoi. Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe se klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar për të cilin nxorri edhe dokumente të 2013-ës. Versus.al

