AKTUALITET /

Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Jetimir Pepa! Disa prej tyre me dy mbiemra!

Shkruar nga Versus
Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar
Jetmir Pepa

Janë identifikuar emrat e disa personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj, i njohur edhe me aliasin Jetmir Marashi, pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK.

Sipas të dhënave të bëra publike, mes të dyshuarve përmenden: Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Albert Pjetri, Fatjon Marku, Anton Marku alias Anton Tamure, Florjan Vuka alias Vathaj, Kristjan Lleshi, Klevi Leka, Lulzim Pepa, Anton Kola dhe Ilir Lazri.

Hetimet paraprake flasin për një grup të dyshuar të përfshirë në disa episode të trafikut të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Deri tani dyshohet për rreth tetë raste të ndryshme të aktivitetit kriminal.

Sipas burimeve hetimore, drejtuesi i dyshuar i grupit, Jetmir Pepaj, nuk është arrestuar ende dhe mendohet se mund të ndodhet jashtë vendit, ndërsa ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e secilit prej të dyshuarve dhe rrjetin e aktivitetit të pretenduar kriminal./Versus.al

Poll