
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit u karakterizuan nga një indiferencë e përgjithshme e qytetarëve, pjesëmarrje e ulët dhe një rezultat i cili, sipas analistit Enton Abilekaj, ishte i paravendosur.
Abilekaj theksoi se këto zgjedhje u konsideruan si një proces “pa peshë”, i cili nuk pritej të sillte asnjë ndryshim thelbësor në balancat politike, duke çuar në një angazhim të zbehtë të elektoratit dhe opozitës.
Sipas Abilekajt, fitorja e thellë e mazhorancës nuk ishte surprizë, por rezultat i një strategjie të qartë. Pjesëmarrja e ulët shpjegohet me një bojkot të fshehur të opozitës dhe me një apati të theksuar të qytetarëve, të cilët nuk shihnin asnjë arsye për të votuar në një garë me fund të ditur.
Në këto kushte, Abilekaj shtoi se mazhoranca arriti të siguronte fitoren duke mobilizuar kryesisht administratën publike, punonjësit e së cilës përbënin pjesën dërrmuese të votuesve.
Procesi u kritikuar edhe sa i përket numërimit të votave, i cilësuar si “i turpshëm” dhe i ngadaltë në krahasim me procesin e balotazhit në Kosovë.
Si zgjidhje për të dalë nga ky cikël mosbesimi dhe apatie, propozohet një reformë e thellë zgjedhore që nis me depolitizimin e plotë të komisioneve zgjedhore. Sugjerohet që partitë politike të mos kenë më monopol mbi procesin, dhe që numëruesit apo anëtarët e komisioneve të zgjidhen nga radhët e profesionistëve të lirë, për të garantuar paanshmëri.
Në kontrast të thellë me hartën thuajse njëngjyrëshe të Shqipërisë, Abilekaj theksoi për Syri Tv se rezultatet në Kosovë treguan një larmi politike mbresëlënëse. Kjo diferencë i atribuohet sistemit zgjedhor proporcional kombëtar të Kosovës, i cili garanton përfaqësimin dhe mbijetesën politike edhe të partive më të vogla.
“Po unë mendoj që në përgjithësi ishte indiferencë ndaj zgjedhjeve, se ishin zgjedhje pa peshë, që nuk ndryshonin asgjë, që në përgjithësi rezultati dihej dhe ku opozita nuk u angazhua fare. Kështu që kishim vetëm një impenjim të mazhorancës, e cila e kishte duke pasur parasysh indiferencën edhe bojkotin që u bë i fshehur nga opozita, angazhoi kryesisht vetëm administratën dhe ata që morën pjesë në zgjedhje ishin përgjithësisht ata të administratës publike, qendrore dhe lokale, ë? Punonjësit e administratës publike dhe qendrore dhe lokale. Dhe kjo shpjegon dhe atë rezultat që u arrit, i cili u paralajmërua në një nga bisedat e Ramës, se çfarë janë ato bisedat.
Autointervistat që ai i quan të flasim, që ai i quan podcast. Në fakt janë autointervista. Ne e dimë tani që qëllimi i Edi Ramës është që rezultati në përgjithësi i zgjedhjeve të jetë i tillë, të jetë ai që u arrit dje. Të kenë më shumë se 75% mazhoranca, të mos ketë mundësisht fare opozitë dhe ajo opozitë që është t'i ketë votat e përçara. Ëh, kështu që besoj që të paktën një njeri i lumtur është zgjuar sot dhe ai ka qenë Edi Rama. Për të tjerët pastaj, sigurisht qytetarët, mungesa e reagimit të tyre, mungesa e pjesëmarrjes së tyre, është e logjikshme, duke pasur parasysh që në zgjedhje të pjesshme në kaq pak kohë, ata e dinë që nuk mund të ndryshojnë asgjë, është e kotë që të shkojnë në zgjedhje me votime, të marrin pjesë, sidomos kur nuk mund të, në zona socialiste, dhe pastaj, edhe sikur të ndryshonte, të fitonte një kandidat i opozitës ose kandidati i pavarur që mbështetej nga opozita, mundësia e ndryshimit do ishte zero, sepse ne e dimë që Këshilli Bashkiak në bashkëpunim me qeverinë qendrore, mund të bllokojnë çdo lloj kandidati. besoj që nuk ka ndonjë histori për zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, përveç asaj që u vu re dhe që e vutë re edhe juve, që procesi i numërimit të votave ishte i turpshëm, ëh, në krahasim me atë që ndodhi në Kosovë.
Nuk besoj se në këto pesë bashkitë e tjera ndryshonte diçka, sepse opozita nuk u angazhua praktikisht dhe në qoftë se do ishte Tirana, opozita do angazhohej, por do angazhohej në Tiranë. Ndoshta klima do ishte më ndryshe, në përgjithësi, klima mediatike, politike, mund të galvanizonte pak edhe pjesëmarrjen e opozitës në pesë bashkitë e tjera, por besoj që interesi ishte shumë i, shumë i ulët, sepse dihet që asgjë nuk do ndryshonte. Në qoftë se do ishte Tirana pastaj, do kishim një betejë, dhe beteja e vërtetë do ishte Tirana. Dhe në qoftë se në Tiranë do të kishte një rezultat të mirë, atëherë do ndryshonte diçka, do ndryshonte diçka e rëndësishme. Kjo është arsyeja që Edi Rama i anuloi zgjedhjet në Tiranë. Kjo është arsyeja që ato vendimet e pavarura sjellin aty ku do ujin Edi Rama, ku do ujin Edi Rama, e çojnë ujin atje ku do ai dhe sot ne nuk kemi zgjedhje në Tiranë, nuk kemi as kryetar bashkie dhe për këtë Edi Rama fajëson gjykatat, kryesisht Gjykatën Kushtetuese.
Ky është problemi, sigurisht, por unë mendoj që nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Edhe transporti i kutive të votimit në PZAZ nuk është i sigurt, nuk garanton që kutitë nuk preken. Mendoj që ka krijuar një problem i cili e çon ndryshimin e rezultatit, në qoftë se ka një ndryshim rezultati në kuti, e çon në në zonat e administrimit zgjedhor, ZAZ-të, e çon pa fajtor, e çon pa një njeri që mund të ketë përgjegjësi. Dhe aty pastaj numërimi, nuk ka, ju e patë në rinumërim, asgjë nuk ndryshoi. Ne kemi një sistem sot që nuk e le manipulimin tek numërimi i votave. Sepse mundësia e rinumërimit është, sigurisht është shtuar, ligji garanton rinumërim të votave edhe me short, por edhe me kërkesë siç ndodhi për 11 Maj.
Dhe ne e pamë që rezultati është i paravendosur, nuk vendoset duke ndryshuar rezultatin nga kutitë e votimit apo nga procesverbalet. Kështu që mendoj që duke qenë se jemi në këtë pikë, ku zgjedhjet vendosen përpara se të shkojnë në kuti, të paktën këtë, këtë pjesë të procesit ta përshpejtojmë, të krijojmë një kulturë të re, dhe mundësisht ta depolitizojmë komisionet zgjedhore, që të krijojmë një kulturë të re demokratike. Mos ketë monopol partish në numërimin e votave dhe qytetarët që përcaktohen për të numëruar votat ose për të ruajtur votat, ose për të kontrolluar votuesit, të kenë një, një ndërgjegje në lidhje me ligjin, jo në lidhje me partinë. Për të mos lejuar manipulimet apo për të mos manipuluar. Dhe kjo krijohet duke, për mendimin tim sigurisht se meqë jemi në kuadrin e një reforme zgjedhore, duke depolitizuar komisionet, duke përfshirë nëpër komisione votimi dhe qendra dhe numërues, qytetarë të lirë, pra profesionet e lira, me short, dhe pastaj duke rritur dënimin për çdo njeri që manipulon, dhe të drejtën për rinumërimin e votave.
Dhe kjo na çon në, në shmangien e një turpi siç është ai që rezultati i zgjedhjeve na del me shumë vonesë. Në këtë rast doli më shpejt, kuptohet se bashkitë ishin të vogla, se përqendrimi i forcave ishte në këto bashki, por në raste të tjera, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, përfundimi i rezultatit shkon deri në një javë. Pjesa e procesit numërohet nëpërmjet depolitizimit dhe numërimit në qendrat e votimit. Nuk ke pse të shkosh në ZAZ për të numëruar, në komisionin e zonave zonale, zonave të administrimit zgjedhor.
Nuk e kam të qartë se çfarë ka përdorur, se çfarë ka përdorur Celibashi për të numëruar aty. Është mirë të na e sqarojë si e ka përdorur inteligjencën artificiale. Mendoj që është më shumë shaka sesa serioze, por besoj që përfshirja e diellave nëpër qendra votimi nuk është zgjidhje. Ajo duhet bërë me njerëz...
Tenderat i bëjmë sa të duash ne, ne bëjmë tender në 2021-shin, me 25 milionë, bëjmë tender pastaj për, në 2025-ën për votimin me diasporës, që e fitoi DLA-ja dhe nuk paguajmë lekët. Këto tendera i bëjmë ne, edhe për inteligjencë artificiale. Edhe për votimin elektronik. Problemi është që në qoftë se ne nuk jemi të sigurt që këto funksionojnë, nuk mund t'i aplikojmë. Dhe mbi të gjitha, zgjedhjet nuk janë një proces teknik, i cili mund të, mund të duhet të përmirësohet në administrim nëpërmjet teknologjisë. Ato janë një proces pjesëmarrjeje të qytetarëve. Dhe në proces pjesëmarrje hyn edhe numërimi i votave, hyjnë edhe komisionerët zgjedhorë, për të dhënë idenë, për të krijuar një kulturë demokratike dhe për të dhënë idenë e një spektakli të demokracisë, se prandaj bëhen zgjedhjet, për të krijuar një kulturë dhe vetëdije demokratike tek qytetarët.
Kështu që, hyrja e teknologjisë nuk na përmirëson ndonjë gjë të madhe në qoftë se ne nuk rregullojmë këto proceset me dorë, procese konvencionale, të cilat i kemi tashmë, por nuk i zbatojmë sepse kemi ligjin mbrapsht dhe e çojmë në ZAZ. Kemi mosbesimin dhe kemi numërimin nga partitë, dhe sherret mes partive, nga kjo shpeshherë bllokimet e numërimit të votave. Prandaj mendoj që në funksion të demokracisë është jo teknologjia, jo Diella të shkojë atje dhe të numërojë siç do Edi Rama, por një proces demokratik i drejtuar nga njerëzit, i cili në fakt, krijon, ushqen më shumë demokracinë, ushqen më shumë kulturën demokratike dhe vetëdijen demokratike të njerëzve.
Mendoj që Kosova, në sistemin zgjedhor që ka, garanton që partitë, çdo parti, çdo ngjyrë, të ruhet në parlament. Këtu fillon e para. Pra, ëh, në një sistem zgjedhor të ngjashëm me atë të Shqipërisë, me proporcional rajonal, me një prag natyral ose një prag të paracaktuar, partitë që si Nisma dhe AKR-ja për shembull, mund të mos ishin, mund të ishin shuar, pavarësisht koalicionit që bëjnë. Ngjyrimet do të zvogëloheshin dhe do kishim sot dy deri në tre ngjyra në Kosovë, nuk do të kishim pesë ngjyra.
Por për fat të mirë ne kemi një sistem proporcional kombëtar, ku që ka një prag, sigurisht normalisht që ka një prag, i cili tejkalohet nëpërmjet koalicioneve, lehtësisht, dhe kemi katër parti të rëndësishme në Kosovë, ose nëpërmjet pesë partish duke pasur parasysh që njëra prej tyre është, dy prej tyre janë koalicion, katër fituesit, dhe, sigurisht partitë serbe pastaj që kanë garantuar, ajo është një avantazh që ne që ne nuk e kemi, që ndoshta në raste të veçanta mund të kthehet në disavantazh, siç po ndodh sot me ndërhyrjen serbe, por kjo është një tjetër çështje. Pra kemi katër ngjyra në parlament që garantohen në parlament dhe pastaj kanë fuqi të dalin dhe në fushatë elektorale. Dhe AKR-ja me Nismën që në fakt mezi hyjnë në parlament pasi kaluan pragun, ju duhej koalicioni, po ta shikoni në nivel lokal, ka fituar shumë komuna, ka fituar pesë komuna, që nuk është pak për një parti që mezi kalon pragun. Që do të thotë se ruajtja e ngjyrimeve, ruajtja e partive nëpërmjet një sistemi.”
