AKTUALITET /

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, arrestohet tre shqiptarë

Shkruar nga Versus

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, arrestohet tre

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë dhe konfiskuar një sasi të madhe droge në Bolonja. Gjatë aksionit për çmontimin e grupit të narkotrafikut në Funo di Argelato. U sekuestruan 20 kilogram hashash, si dhe 44500 euro kesh.

Gjatë aksionit oficerët e policisë vunë re një 20 vjeçar shqiptar duke dalë nga godina për në Via San Giobbe. I riu iu afrua një Renault Clio, brenda të cilit ndodhej një shtetas tjetër shqiptar, 34-vjeçar. Të dy shkëmbyen tufa me para.

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, arrestohet tre

Policia ndërhyri menjëherë duke i kontrolluar të dy burrat. Brenda çantës të vendosur në mjein tip “Fiat” gjetën afërsisht 200 blloqe kanabisi, me një peshë totale prej 20 kilogramësh. Pesë pako me para të gatshme, me një vlerë totale prej 42,500 eurosh , u sekuestruan në “Renault Clio” të shtetasit 34-vjeçar shqiptar, përveç 1000 eurove të tjera të gjetura brenda çantës së tij të shpinës.

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, arrestohet tre

Oficerët e policisë kontroluan apartamentet e të dyshuarve ku u indentifikua një person i tretë, po shqiptar, 44 vjeç. Brenda shtëpisë, ata gjetën 1 kilogram marijuanë, 179.66 gramë hashash, materiale paketimi për drogë dhe 1000 euro kesh.

Poll