AKTUALITET /

Zv.drejtori i SHBA për Evropën takon Altin Dumanin: Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët

Shkruar nga Versus

Zv.drejtori i SHBA për Evropën takon Altin Dumanin: Përballja me

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka takuar Altin Dumanin. Takimi bëhet i ditur nga ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se vlerësojnë punën që Altin Dumani ka bërë deri më tani, dhe shpresojnë për bashkëpunim të frytshëm me pasardhësin e tij.

Postimi i plotë:

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.”

Poll