BOTA /

Sarkozy reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu: E vërteta do të mbizotërojë

Shkruar nga Versus

Sarkozy reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu: E

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu mesditën e sotme. Sarkozy falenderoi publikisht të gjithë personat që e mbështetën gjatë periudhës së vështirë dhe u zotua se do të luftojë për pafajësinë e tij në apel.

“Ndërsa rikthej lirinë dhe familjen time, dua t’u them të gjithëve që më kanë shkruar, më kanë mbështetur dhe më kanë mbrojtur, se jam thellësisht mirënjohës. Mijëra shenja solidariteti më prekën dhe më dhanë forcë për ta përballuar këtë provë,” shkruan Sarkozy në rrjetet sociale.

Ish-presidenti francez shpjegoi se tani fokusi i tij është përgatitja e apelimit: “Ligji u zbatua. Tani do të përgatitem për apel. E gjithë energjia ime është e përqendruar në provimin e pafajësisë sime. E vërteta do të mbizotërojë kjo është diçka që na e mëson jeta. Mbetet vetëm të shkruhet fundi i kësaj historie.”

 

Poll