MAGAZINË /

Asnjë urim dhe as një tufe me lule? Çfarë mungoi në postimet e 35 vjetorit të Marina Vjollcës?!

Shkruar nga Versus

Asnjë urim dhe as një tufe me lule? Çfarë mungoi në

Një situatë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e fansave të moderatorës Marina Vjollca, e cila dje festoi 35-vjetorin e lindjes.

Në ditën e saj më të lumtur pavarësisht postimeve të shumta në rrjetet sociale, një detaj ka ngritur pyetje tek ndjekësit: bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, i cili nuk është shfaqur në asnjë nga postimet e Marianës, madje dhe urimi nga ana e reperit mungon.

Në videon e vetme që moderatorja ka shpërndarë në rrjete sociale është ajo me vajzën e saj, Marget më përshkrimin: “Ja si e nisëm ditën ne të dyja”.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Po ashtu, ajo ndau edhe pamje të tufave me lule të dërguara nga miqtë dhe të afërmit, duke e shoqëruar me fjalët: "Faleminderit Zot që më ka bekuar me njerëz të mrekullueshëm."

Kjo nuk është hera e parë që çifti i njohur i shoëbizit vendoset në qendër të media rozë për një krizë në marrëdhënien e tyre. 

Për herë të parë, moderatorja foli hapur mbi uljet dhe ngritjen në bashkëjetesën me bashkëshortin e saj, gjatë një intervistë për podcast-in e Alketa Vejsiut, ku u pyet nëse ka pasur “furtuna” në lidhjen e tyre.

"Do të gënjeja nëse do të thosha jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur ulje dhe ngritje të ndryshme", tha Marina, duke nënkuptuar se marrëdhënia e tyre ka kaluar edhe nëpër momente të vështira.

A është sërish kjo një krizë e momentit që moderatorja dhe reperi po kalojnë? Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa të gjithë po presin një reagim zyrtar nga ata.

Marina dhe Getoari kurorëzuan dashurinë e tyre 7 vite më parë. Ceremoninë e martesës çifti e organizuan në Gjirin e Lalzit ku të ftuar ishin shumë emra të njohur të showbizit. Pas tre vitesh martesë në jetë erdhi vajza e tyre Margo një bashkim i emrave të mamit, Marina dhe babit Getoar.

 

Poll