
Pas një muaji larg vëmendjes publike, Joz Marku bëri rikthimin e tij të parë televiziv mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca & Gra”, ku ndau për herë të parë versionin e tij për incidentin e bujshëm që ndodhi në Big Brother VIP Albania 4.
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional, Jozi sqaroi se momenti kur Gjest i hapi derën në çastet e largimit nga shtëpia ishte, sipas tij, “provokimi i fundit” që e shtyu drejt shpërthimit të nervave, duke përfunduar në skenën që tronditi publikun shqiptar.
Ai u shpreh se ka qenë ndër banorët më të duruar në shtëpi dhe pranoi se nuk ndjehet aspak krenar për veprimin e bërë, duke kërkuar ndjesë publike për të gjithë ata që janë ndikuar nga ajo ngjarje.
Momenti më i tensionuar i intervistës erdhi kur Egla Ceno, fituese e BBVA3, e pyeti për reagimin e miqve të tij pas incidentit. Pyetja duket se e vuri në siklet dhe e tensionoi atmosferën në studio, duke sjellë një reagim të menjëhershëm nga ana e Jozit, i cili u shprehur:
“Nëse do ta dish si reaguan shokët e mi, mund të më ftoni një herë tjetër bashkë me ta.”
Situata u agravua më tej, kur Jozi i përmendi Eglës të kaluarën e saj në Big Brother, duke e akuzuar si banoren e parë që ka ushtruar dhunë ndaj të tjerëve.
Egla Ceno: “Është e rëndësishme që ai ta thotë me gojën e vet për të dhënë qoftë edhe një mesazh. Kaq e thjeshtë është!”
Jozi: “Është një veprim që nuk më bën krenar, po të them. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq. Nuk jemi pro dhunës asnjëherë.”
Egla Ceno: “Jozi, unë nuk jam kurioze për shoqërinë tënde. Ishte një përgjigje e shëmtuar ajo që dhe.”
Jozi: “Pyetja jote është shumë më e shëmtuar. Ti je ajo që ke gabuar fillimisht, para nesh. Ke gjujt me gjëra më të forta. Ty të kemi parë fillimisht, pastaj kemi ardhur ne, brezi tjetër.”







