MAGAZINË /

“E di situatën e luftës” – Komediani i famshëm flet për simbolin e shqiponjës dhe marrëdhëniet Shqipëri–Serbi

Gjatë një momenti në skenë, Amini tregoi me humor një episod kur gjatë një shfaqjeje kishte në sallë një grua shqiptare, e cila bëri me duar simbolin e shqiponjës – një gjest që përfaqëson flamurin kombëtar shqiptar.

Shkruar nga Versus
“E di situatën e luftës” – Komediani i famshëm
Max Amin

Max Amini, komediani, aktori dhe producenti iraniano-amerikan, i njohur për humorin e mprehtë dhe aftësinë për të përfshirë kultura të ndryshme në shfaqjet e tij, ka përmendur së fundmi shqiptarët në një nga performancat e tij të fundit.

Gjatë një momenti në skenë, Amini tregoi me humor një episod kur gjatë një shfaqjeje kishte në sallë një grua shqiptare, e cila bëri me duar simbolin e shqiponjës – një gjest që përfaqëson flamurin kombëtar shqiptar.

Përmendja e këtij detaji solli reagime të forta pozitive nga publiku, veçanërisht nga shqiptarët që e ndjekin Amini-n për stilin e tij gjithëpërfshirës dhe mënyrën se si përqafon kultura të ndryshme përmes humorit.

Amini rrëfeu se në një nga shfaqjet e tij, një grua shqiptare në publik bëri me duar simbolin e shqiponjës. Fillimisht ai mendoi se ishte një përshëndetje personale drejtuar atij dhe e falënderoi, por më pas kuptoi se gjesti përfaqësonte flamurin shqiptar.

Ai shtoi me humor se edhe flamuri i Serbisë përmban një shqiponjë, duke theksuar ironi mes ngjashmërisë së simboleve dhe përplasjes historike midis dy vendeve. “Marrëdhënia mes Serbisë dhe Shqipërisë,” tha ai, “më kujton atë midis Indisë dhe Pakistanit” – një krahasim që publiku e priti me të qeshura, por edhe si një reflektim mbi tensionet rajonale.

Ylli i njohur i komedisë theksoi se përdorimi i simbolit të shqiponjës nga shqiptarët ngjall reagime të forta tek serbët, të cilët sipas tij ndihen të shqetësuar sepse e pretendojnë si simbol të tyre historik.

Amini shtoi se FIFA nuk lejon përdorimin e kësaj shenje gjatë ndeshjeve sportive, për shkak të kundërshtimeve nga pala serbe. Ai e lidhi këtë ndjeshmëri me të kaluarën historike dhe konfliktet mes dy vendeve, duke theksuar se në të vërtetë nuk ka një luftë aktive mes shqiptarëve dhe serbëve, përveç luftës në Kosovë, që mbetet një plagë e hapur në marrëdhëniet mes dy popujve.

Kjo iu vërtetua edhe nga një grua që ishte pjesë e shfaqjes që po e ndiqte këtë, duke thënë se ishte bërë e gjitha për Kosovën.

Por në fund, Max e mbylli me një mesazh duke shprehur dashuri dhe respekt për të gjithë, ku vë në pah se nuk ka dallime.

 

Tags:

max amini

Poll