Këto dy vende kanë qenë në pozitë jo të favorshme pasi nuk morën asnjë pikë nga publiku në edicionin e 69-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili u mbajt në Bazel.
Po flasim për Britaninë e Madhe dhe Zvicrën.
Britania e Madhe, si pjesë e “Big Five” (Pesëshja e Madhe), e kishte të garantuar kalimin në finalen e këtij konkursi muzikor.
Ky shtet u përfaqësua nga grupi Remember Monday me këngën “What the Hell Just Happened?”.
Zvicra nga ana tjetër u përfaqësua nga artistja Zoë Më, projekti i së cilës titullohet “Voyage”.

Kujtojmë se në finalen e Eurovisionit morën pjesë 26 vende.
Fituese sivjet u shpall Austria që u përfaqësua nga JJ me “Wasted Love”. Ai fitoi gjithsej 436 vota.

Në vend të dytë u rendit Izraeli kurse në vend të tretë Estonia.
Shqipëria u rendit në vend të tetë, e cila përfaqësohej nga Shkodra Elektronike me “Zjerm”.








