
Një klient nga Aerschot, Belgjikë, përjetoi një situatë të pabesueshme që duket si skenar filmi. Më 4 shtator 2024, ai luajti në llotari dhe fillimisht mendoi se kishte fituar xhekpotin e EuroMillions, kur papritur gjeti jo pak, por 84 milion euro në llogarinë e tij bankare.
I emocionuar, ai telefonoi bankën "BNP Paribas Fortis" për të verifikuar origjinën e parave të derdhura në llogari. Punonjësi i degës lokale u habit nga situata dhe nuk mori asnjë udhëzim të qartë nga selia qendrore. Disa ditë më vonë, banka e kontaktoi përsëri, duke i thënë se çështja i ishte dërguar menaxhmentit… dhe më pas asgjë nuk ndodhi.

Një javë më vonë, paratë që papritmas ishin shfaqur në llogarinë e tij u zhdukën misteriozisht, pa paralajmërim dhe pa shpjegim. Klienti rrëfen se sot i duket gjithë kjo histori absurde dhe surrealiste.
Ngjarja e tij vjen në një kohë kur banka përballet me probleme teknike të mëdha, të cilat kanë shqetësuar shumë klientë. BNP Paribas Fortis ka njoftuar se problemi u zgjidh, por historia e këtij klienti dëshmon dhe njëherë sesa të paparashikueshme mund të jenë defektet teknike... kur lidhen me paratë. / VERSUS

