MAGAZINË /

VIDEO/ 'E para pas rikthimit mes nesh' , dhurata e çmuar që Elton Ilirjani i dhuroi Parashqevisë me rastin e ditëlindjes

'Ditëlindja e parë pas rikthimit mes nesh' shprehet Ilirjani në video ku tregon dhe dhuratën. 

Shkruar nga Versus

 

Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku festoi ditën e djeshme 59 vjetorin.

Dhe me këtë rast miku i saj Elton Ilirjani i ka përgatitur një dhuratë për këngëtaren.  Bëhet fjalë për një unazë me gurë të çmuar që sipas Ilirjanit kushton shumë shtrenjtë si dhe një varëse me perla po ashtu me gurë të çmuar.

'Ditëlindja e parë pas rikthimit mes nesh' shprehet Ilirjani në video ku tregon dhe dhuratën. 

Më pas festimet kanë filluar me këngë me çifteli ku këngëtarja shfaqet duke kënduar këngë shqiptare së bashku me rapsodin Faton Blakqorin./Versus.al

 

 

Poll