POLITIKË /

"Boll haraç i kemi paguar budallallëkut", Rama merr si shembull Portugalinë: Do hyjmë në ligën e kampionëve të turizmit

Kreu i qeverisë vijon t'i mbetet idesë për projektin në Zvërnec.

Shkruar nga Versus

"Boll haraç i kemi paguar budallallëkut", Rama merr si

Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar me postimet në mbështetje të projektit për të ndërtuar projektin e shumëpërfolur në Zvërnec. Pavarësisht se bëhet fjalë për një vend me mbi 1700 km vijë bregdetare, ai ka marrë si shembull Portugalinë përsa i takon resortit në Ria Formosa.

Ai thotë se ky është një tjetër shembull sesi investimi për turizëm luksoz jep fryte për ekonominë vendase.

Ndërsa e mbyll postimin e tij duke theksuar edhe njëherë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti.

“E PRA, BOLL I KEMI PAGUAR HARAÇ BUDALLALLËKUT TONË 100 VITE!”- shkruan ai mes të tjerash.

Postimi i plotë:

RIA FORMOSA DHE REVOLUCIONI PORTUGEZ I TURIZMIT

Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shumëkush e paraqet debatin si një zgjedhje të detyrueshme mes natyrës dhe ekonomisë.

Por ka vende që tregojnë se realiteti mund të jetë krejt tjetër.

Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm.

Dhe pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë.

Pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.

Kështu lindën destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, të vendosura pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Europës.

Jo përkundër natyrës.

Falë natyrës.

Rezultati?

• Miliarda euro investime private.

• Mijëra vende pune direkte dhe indirekte.

• Rritje e ndjeshme e vlerës së pronave.

• Të ardhura shumë më të larta për çdo turist.

• Një sezon turistik që zgjat gjatë gjithë vitit.

• Transformimi i Algarve në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës.

Dhe ndërkohë:

Flamingot janë ende aty.

Shpendët migratorë janë ende aty.

Laguna është ende aty.

Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik. Vizitorët nuk shkojnë në Algarve pavarësisht Ria Formosa-s. Ata shkojnë edhe për shkak të saj.

Mësimi është i thjeshtë.

Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë.

Sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit.

Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës.

Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.

Është një histori suksesi që mund të shihet me sy të lirë.

E PRA, BOLL I KEMI PAGUAR HARAÇ BUDALLALLËKUT TONË 100 VITE!

SHQIPËRIA E RILINDUR TURISTIKE DO HYJË ME SE S’BËN NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR DHE EUROPA E BOTA DO TË NA VLERËSOJË PËRFUNDIMISHT SI VEND I BEKUAR JO I MALLKUAR. Versus.al

Poll