Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon deputetin demokrat Flamur Noka duke debatuar me një grua, identiteti i së cilës mbetet i panjohur pasi nuk shfaqet në kamerë.
Sipas audios së videos, gruaja duket se shpreh pakënaqësi për parregullsi në procesin e primareve të PD-së, ndërsa Noka i kthehet me tone të larta, duke i kërkuar që “herën tjetër të lexojë statutin”.
Në një moment, gruaja që mendohet të jetë anëtare e partisë i thotë Nokës se nuk është e punësuar tek partia e tij, por është prej mundit dhe djersës së saj.
Pamjet janë publikuar nga Vendim Demaj në Facebook, i cili sqaron se debati ka ndodhur gjatë takimit të Flamur Nokës me strukturat e PD-së në Kamëz dhe Paskuqan.
Anëtarja e PD: Anëtarët e kryesisë i ke këtu, të kundërshtojnë.
Flamur Noka: Kur të vish herë të tjera, merr lexo statutin.
Anëtarja e PD: Unë nuk jam e punësuar te partia juaj. Jam këtu prej mundimit tim dhe djersës sime, nuk jam prej teje. Se të jem prej teje, nuk rri asnjë sekond në parti. Po kur të dali partia në emër tënd.
Flamur Noka: Statuti nuk të lejon ty me të pyet për primaret se i vendos unë. Ty nuk të pyesim fare./ Versus.al
