POLITIKË /

Deputetët e PD tek ‘Etika’ me pankarta për skandalin e AKSHI-t: Siguria kombëtare në duart e Ergys Agasit

Kërkohet përjashtimi i 29 deputetëve demokratë për kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.

Shkruar nga Versus
Deputetët e PD tek ‘Etika’ me pankarta për skandalin e
Mbledhja në komisionin e Etikës

Në komisionin e Etikës ku u zhvillua mbledhja për të trajtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e 29 deputetëve demokratë pas kaosit në seancën e fundit, pati debate gjatë kohës që mbledhja transmetohej “live” në facebook-un e Berishës.

Deputetët mbanin në duar pankarta me skandalin e bërë publik së fundmi lidhur me tenderat e AKSHI-t dhe miliardat e përfituara nga biznesmeni Ergys Agasi pa bërë asnjë shërbim.

Deputetja Albana Vokshi tha se ajo e kishte ndezur flakadanin dhe se do ta bëjë sërish deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa demokrati Flamur Noka i tha deputetit socialist Ulsi Manja se nuk mund të trajtonin si temë pamjet filmike të kaosit ndërkohë që siguria kombëtare është në duart e të shpallurit në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi.

“Unë e kam ndezur dhe do e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Sillni Niko Peleshin të shpjegojë përse kishte future gardën që në orën 09:30”- tha Vokshi.

“Sigurinë kombëtare e ka në dorë Ergys Agasi, ti na flet për pamje filmike këtu. E kupton çfarë po ndodh apo jo”- tha Noka mes të tjerash.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se mazhoranca kërkonte të përjashtonte opozitën pa asnjë arsye. Versus.al

 

Poll