POLITIKË /

“Do doja ta kisha baba, se nuk kupton çfarë bëjnë fëmijët e tij”, mesazhi ironik që surprizoi Ramën

Shkruar nga Versus

“Do doja ta kisha baba, se nuk kupton çfarë bëjnë

Në përfundim të emisionit ku ishte i ftuar në Euronews, kryeministri Edi Rama u kap ‘i papërgatitur’ nga një mesazh ironik nga një qytetar, që u lexua nga moderatorja në studio.

Qytetari e niste mesazhin duke shprehur dëshirën që të kishte një baba si Edi Rama. Më tej ai vijoi me ironinë duke e lidhur situatën me ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës të cilët sot janë në burg, të akuzuar ose në arrati.

“Unë do doja ta kisha baba, pasi im atë ka punuar kamarier dhe kur vinte në shtëpi xhepat i kishte plot me monedha. Unë merrja një 20 lekësh, nga 50 leksh maksimumi dhe ai të nesërmen në mëngjes e kuptonte. Lëre pastaj kur tentova të fusja një shoqe në shtëpi. Direkt e kuptoi që një i huaj kishte hyrë në shtëpi dhe filloi të dyshonte. Dua një baba si kryeministri, ai është ndryshe, ai nuk e ka kuptuar asnjëherë se çfarë bëjnë ‘fëmijët’ e tij rreth e rrotull. Ai duhet të ishte babai im”- thuhet në mesazhin e lexuar nga moderatorja.

Ndërsa kryeministri i cili nuk e priste një mesazh të tillë, tha se personi që e ka shkruar ka një ide të gabuar mbi demokracinë dhe se ministrat nuk janë fëmijët e tij, duke shtuar se përgjegjësia është personale.

“Aaaa, qenka poet ky. Por ky ka një ide të gabuar për demokracinë, ka një ide të gabuar për qeverisjen demokratike, ka ide të gabuar për detyrimet kushtetuese të kryeministrit. Kryeministri nuk është baba dhe ministrat nuk janë fëmijë. PS është familje politike ku nuk e zgjedhim njëri tjetrin, por zgjedhim të rrijmë me njëri tjetrin, sepse të gjithë kanë të drejtë të kontribuojnë. Kur dikujt i jep një përgjegjësi, janë për të arritur për qëllimet e përbashkëta. Ndërsa kur ai/ajo lëviz nga qëllimet e përbashkëta, merr përgjegjësinë e vetë. Dhe partia, familja apo babai siç e thotë ky, nuk gjykohen për sa individë shkelën diçka, por sesi reaguan ndaj shkeljes”- u përgjigj Rama. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: