POLITIKË /

''Do hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës'', Rama: 40% e shqiptarëve përdorin avionin! Janë rritur të ardhurat

Shkruar nga Versus

''Do hapim garën për aeroportin e

Gjatë ceremonisë për inagurimin e linjës direkte të fluturimit me Kanadanë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se po bëhen përgatitjet e fundit për të hapur garën për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës për të cilin tha se do jetë turistik dhe sezonal.

Ndërsa deklaroi se aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, Rama tha se shifra e shqiptarëve që përdorin avionin ka kaluar mbi 40%. sipas tij ky është rezultat i punës së qeverisë për hapjen e konkurrencës së linjave ajrore.

‘’Na duhen sa më shumë projekte për turizmin elitar për të pasurit sepse sjellin të ardhura për komunitetin dhe pastaj për arkën e shtetit. Jemi në këtë pikë, do vazhdojmë të sjellim më shumë turistë, por ajo që jemi të vendosur të bëjmë është të rrisim të ardhurat në arkën e shtetit shqiptar.

Ka një projeksion profesional dhe shumë të qartë për sfidën që kemi përpara, që është projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hynë në Shqipëri një dekadë më tutje dhe i numrit të fluturimeve që duhet ti përgjigjet numrit të pasagjerëve, kjo do të thotë se duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjitha janë të informuar për disa vonesa, jo për shkak të shtetit, por për shkaqe të kompanisë në aeroportin e Vlorës, ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim dhe objektivi ynë mbetet i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës, do të hapet patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë, jemi në përgatitjet e fundit për të hapur garën për aeroportin e Gjirokastrës që do jetë turistik dhe sezonal dhe s’kemi arsye te heqim dore nga ai i Kukësit edhe pse kur vjen puna te linjat ajrore, marrëveshjet janë private që zhvillohen në një nivel te interesit te kompanive dhe te aeroportit dhe e fundit është që e kemi nisur këtë detyre me vetëm 6.5% të popullsisë shqiptare që kishin akses ne aviacion.

Sot që flasim qe shifra ka shkuar mbi 40% e shqiptarëve që përdorin avionin. Është rezultat i hapjes së konkurrencës, pas atij koncesionit të trashëguar që kushtonte shumë. Padiskutim edhe falë rritjes së të ardhurave të shqiptarëve që është fakt që mund të diskutohet sipas dëshirës. Nuk falënderoj përfaqësuesit e kompanisë sepse ka ardhur këtu për te fituar para dhe e mirëpresim, por falënderim jo. Nuk keni bërë sakrifice, madje jeni dhe vonë se duhet te kishit ardhur dhe me pare, por prap jeni me para se ata që do vinin mbrapa”, tha Rama mes të tjerash. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll